Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty shpirt, flej rehat zemër, të du…

Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.

Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit, duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim.

Të lidhura

None found

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.

Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”.

“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte”?-  shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni.

Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.

Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.

Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin.

Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t’i gjente SPAK.

Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë “bashkëpunëtor”.


Shtuar më 24.09.2026 11:37

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis