Një grup protestuesish ka vijuar qëndrimin pranë Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër e turmës ka nisur marshimin në drejtim të Pedonales.
Një numër i madh protestuesish po ndjekin marshimin e drejtuar nga Arbër Kola. Pas lëvizjes nga zona e Kuvendit, turma është stacionuar pranë Ministrisë së Brendshme.
Protesta vijon ndërsa qytetarët janë zhvendosur në zona të ndryshme të Tiranës.
Sakaq jashtë Kuvendit ka pasur përplasje me policinë, ku protestuesit kanë hedhur letra higjienike drejt efektivëve.
Lini një Përgjigje