Mediu: Piramida e sigurisë kombëtare ka rënë, krimi më i madh shtetëror
Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,...
Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,...

Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ndal sot gjerësisht te çështja e SHISH-it.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Mediu u shpreh se kjo ngjarje tregon se piramida e sigurisë kombëtare ka rënë.
Mediu hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se në qoftë se seanca nuk vijon me kalendar të ndryshuar të rendit të ditës e më tej, do të thotë se PS do parlamentarizmin.
Fjala e plotë e Mediut:
Kryetar, unë nuk mendoj që ka sot gjë më të rëndësishme, çdo deputet, pavarësisht nga krahët politikë, sesa të diskutojë për çështjet e sigurisë sonë kombëtare dhe interesit tonë kombëtar.
Edhe sikur ne këtu të vazhdojmë këtë debat, pa fryt, duke poshtëruar Parlamentin, me ca duartrokitje që s'kanë as sens, as vlerë, se nuk sjellin asgjë. Ne nuk mund të zhbëjmë dot me këtë sjellje atë krim të madh që është bërë në raport me sigurinë kombëtare.
Sepse sot partnerët tanë, mediat ndërkombëtare, me të drejtë shtrojnë pyetjen se si ka mundësi që Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, sigurinë e saj kombëtare, partneritetin me shërbime inteligjente ta lërë në dorë të krimit dhe të korrupsionit.
E them që ka rënë gjithë struktura e sigurisë, jo për faktin e asaj çfarë ka bërë drejtoresha e Shërbimit Informativ Kombëtar se nuk më takon mua ta gjykoj, por sepse ka rënë piramida e sigurisë kombëtare duke filluar nga ai që propozon, që është kryeministri i vendit, që përpara se të propozojë drejtuesin e Shërbimit Informativ Kombëtar duhet të bëjë një veting të plotë për karakterin, vlerat, punën edhe për marrëdhëniet që ka pasur para dhe gjatë kryerjes së aktivitetit.
Po ashtu është një veting tjetër që kryhet zoti kryetar, nga Presidenti i Republikës, i cili pavarësisht se e propozon kryeministri, ka detyrën që të bëjë vetingun me të gjitha institucionet për drejtuesin e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Se siç e tha dhe zoti Berisha, të gjitha informacionet, që merrni ju si kryetar i Kuvendit, që merr presidenti i Republikës, që merr kryeministri, apo dhe disa ministra, burojnë pikërisht nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe partneriteti me shërbimet inteligjente.
Prandaj mendoj kryetar që është e rëndësishme të diskutojmë dhe të dalim në disa përfundime. Dhe do t'ju kërkoja juve së pari kryetar, të bëni një diskutim në Konferencën e Kryetarëve.
Të kërkoni të gjithë informacionin, nga kryeministri, nga presidenti, nga shërbimi informativ, se si është përzgjedhur, si është bërë vetingu, mbi ç'lloj informacionesh, si është shkarkuar kjo zonjë dhe për çfarë arsye nga Shërbimi Informativ i Kosovës.
Të gjitha ato çështje, të cilat do të na bëjnë ne të paktën, të marrim një qëndrim këtu sot, për atë që është interesi i sigurisë kombëtare, pavarësisht nga dallimet politike që kemi me njëri-tjetrin.
Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ne jo vetëm kemi krijuar një problem të madh me sigurinë kombëtare, por e kemi zhbërë parlamentarizmin dhe po jua them, interesi i vetëm për ta zhbërë parlamentarizmin e këtij vendi është i krimit, i korrupsionit dhe pushtetit të Edi Ramës./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretar...
Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë që ...
Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë dhe Se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal përsë...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot çështjen e shumëpër...
Komisioni Europian po punon drejt mbylljes së procesit të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se p...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot me ironi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, kryeministri Edi Rama ka ...
Këtë të mërkurë, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Ad...
Deputetja Marjana Koçeku ka ndarë sot një reagim ku nuk ka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një inte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit B...
Këtë të martë të 22 shtatorit po mbahet dita e parë e disk...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi sot vendimin pë...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndërsa zhvillonte një ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi K.C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pa...
Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen ...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiran...
Salvatore alias Shpëtim Aliu, në kërkim ndërkombëtar nga d...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi nga foltor...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u r...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...
Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart ...
Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 79.7 lekë dhe...