Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku nuk kanë munguar batutat dhe ironitë e saj me gazetarët. Kryemadhi komentoi zhvillimet e fundit të aktualitetit, duke iu referuar edhe çështjeve që kanë të bëjnë me institucionet e sigurisë.
E pyetur në mënyrë indirekte për arrestimin e kreut të SHISH dhe informacionet e bëra publike më pas mbi komunikimet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, Kryemadhi iu përgjigj gazetarëve me nota ironike. “Ditë të gjatë keni… E pe si i fik radarët…”, tha ajo, duke iu referuar zhvillimeve të fundit.
Në vijim, Kryemadhi e shoqëroi komentin me një tjetër batutë për marrëdhëniet dhe “fikjen e radarëve”: “Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën”. Deklaratat e saj u bënë në një moment kur vëmendja publike është përqendruar te hetimet dhe informacionet e fundit që lidhen me institucionet e sigurisë.