“Shqiptarët nuk e harrojnë SHIK-un e Saliut që vriste e përgjonte”, Berisha i përgjigjet Ismailit: Keni kaluar nga zyra e Agasit?

Debati në Kuvend është shoqëruar me përplasje verbale mes kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Erjona Ismaili, pas deklaratave të kësaj të fundit për ish-SHIK-un.
“SHISH-i sot është një institucion që prej viteve ’90 ka përfaqësuar rënien e shtetit. S’kanë si ta harrojnë shqiptarët SHIK-un, ku ju jeni kujdesur t’i lini memories institucionale fakte, urdhra, histori të shkruara me gjakun e atyre që me jetë vuajtën pushtetin tuaj të pakufishëm mbi çdo lloj pushteti, qofshin dhe të pavarura. SHIK-u i atëhershëm, i të gjithëpushtetshmi Sali Berisha, që përndiqte, përgjonte, vriste, si polici politike dhe që nuk jepte llogari askund. Si mund ta harrojnë shqiptarët SHIK-un?”, deklaroi ministrja.
Pas deklaratave të saj, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt ministres, duke e pyetur për një lidhje të mundshme me biznesmenin Ergys Agasi.
“Për ju kam vetëm një pyetje: Keni kaluar ju, zonjë, nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete të Parlament apo jo? Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo s’ka kaluar? Këtë përgjigju, thuaju shqiptarëve”, deklaroi Berisha.




