Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kap mes parcelës duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vau të Dejës

Shkruar nga Newsbomb
U kap mes parcelës duke u kujdesur për bimët narkotike,
Foto nga 50-vjeçari

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar, i cili dyshohet se u kap duke u kujdesur për bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi M. D., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 50-vjeçari kishte kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilë. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan nga policia me anë të djegies.

Njoftimi i Policisë:

Vau Dejës/Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një shtetas, pasi dyshohet se ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale ku arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. D., 50 vjeç, e banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas, ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese