Autoritetet greke kanë zbardhur së fundmi një atentat të ndodhur në janar të 2025, ku në Greqi u shënjestrua vëllai i shqiptarit të dënuar me burgi të përjetshëm Fabio Dushkut. Sipas raportimeve të bëra nga mediat fqinje bëhet me dije se në sajë të atentatit të organizuar ndaj 32-vjeçarit Danjel Dushku janë vënë në pranga tre shqiptarët.
Bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Robert Elezaj, 33 vjeç, Sergo Elezaj, 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç. Sakaq thuhet se në kërkim është shpallur dhe shënjestra e atentatit, Danjel Dushku. Ndërsa mësohet se operacioni i prangosje së shqiptarëve, u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke.
Sipas autoriteteve vendase atentati ndaj Danjel Dushkut ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 8 janarit të 2025, kur tre shqiptarët e sipërpërmendur iu afruan 32-vjeçarit të cilin fillimisht tentoi që ta plagoste Robert Elezaj, por pa sukses. Të shtënat me armë nga Elezaj raportohet se lanë të plagosur një person që ishte i pranishëm në vendngjarje, ndërsa shkaktuan dhe dëme të shumta materiale në bizneset e zonës. Pas Elezajt dhe dy shokët e tij tentuan që të plagosnin vëllain e Fabio Dushkut, mirëpo dhe këta rezultuan pa shënjestër të saktë, pasi plumbat nuk e kapën Danjelin.
Në kundërpërgjigje të tyre, policia greke bën me dije se dhe vetë Danjel Dushku ka qëlluar në drejtim të treshes, por të shtënat e tij nuk kanë shkaktuar asnjë të plagosur vetëm dëme materiale për automjetet që ndodheshin në zonë.
Pas më shumë se një viti e gjysmë nga ngjarja, autoritetet greke kanë zbuluar atentatin e dështuar ndaj Danjel Dushkut, ngjarje për të cilën kanë vënë në pranga tre autorët e dyshuar ndërsa kanë shpallur në kërkim vëllain e të dënuarit përjetë.
Kush është Fabio Dushku?
Mirditori Fabio Dushku, i cili njihet ndryshe si rivali i “TikTok”-erit Kozak Braçi, është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.
Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste greke, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Në një rrëfim të tij për mediat, ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u akuzua nga autoritetet greke akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku vuanin dënimin. Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.
