web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është Kryeministër në Shqipëri?

24 Shtator 2026, 11:37, Aktualitet CNA
Kush është Kryeministër në Shqipëri?
Edi Rama, Ergys Agasi, foto ilustruese

Ergys Agasi nuk është i rastësishëm. Për ata që duan të jenë më të qartë, nuk ka rëndësi kush është emri, fenomeni është i qartë.

Një individ ka emëruar drejtorë, ka shkarkuar drejtorë, ka marrë informacion nga institucionet e shtetit, ka pasur në kontroll SHISH-in, Hipotekën, AKSHI-n dhe institucione të tjera. Kjo është e vërteta e këtij individi.

Në pamje të parë, kur pyet: Kush i emëron dhe i shkarkon ministrat? Ky është Kryeministri në detyrë.

Sepse Edi Rama ose është budalla që del dikush në rrugë, na emëruaka drejtorë, heq ministra, mbledh informacion, dhe ky nuk e di, ose e ka pasur të njohur, mik, bashkëpunëtor, dhe i ka deleguar pushtet.

Kemi rastin e Taulant Ballës që iku pas një përplasjeje me Ergys Agasin.

Kush e emëron dhe shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë? Është Kryeministri. (LEXO KETU)

E emëroi Ilir Prodën dhe e shkarkoi, Edi Rama. Dhe pas shkarkimit të këtij të fundit, Ergys Agasi u arrestua.

Kush e emëron drejtoreshën e Kadastrës? E emëron Kryeministri. (LEXO KETU)

Gjatë kohës që emëroi një nga miket e Ergys Agasit, në Kadastër u fshinë prona, u mbaruan punët dhe hallet që kishte Ergys Agasi, dhe pastaj zonja u largua në një detyrë tjetër nga Edi Rama.

Kush e emëron dhe e shkarkon drejtoreshën e AKSHI-t?

Si mundet drejtoresha e AKSHI-t të japë tenderë sekretë që kërkojnë certifikatë sigurie në të tilla struktura, në të tillë individë, përtej historisë se kush ishte bashkëpunëtorja e Agasit?

Kush e emëron dhe e shkarkon këtë drejtoreshën e AKSHI-t? Kryeministri e vendosi, Ergysi e shfrytëzoi.

Kush e emëron dhe e shkarkon drejtoreshën e SHISH?-it Kryeministri e emëroi, Ergysi e shfrytëzoi apo e ndriçoi.

Drejtorët e Përgjithshëm dhe ministrat, kush i emëron dhe i shkarkon? Kryeministrin e njeh ligji.

Ne na rezulton që i ka emëruar dhe i ka shkarkuar kryeministri Rama, dhe i kanë shërbyer Ergys Agasit. (LEXO KETU)

Tani pyetja është: kush është Kryeministri? Edi Rama apo Ergys Agasi? Me letra është Edi Rama, në terren del Ergys Agasi. (LEXO KETU)

Edi Rama apo një tjetër që do të zëvendësojë Ergys Agasin apo anasjelltas?

Edi Rama apo i deleguari i përkohshëm i shkëlqesisë së tij, zotit Edi Rama, për të bërë këto punë? (LEXO KETU)  

Nuk jemi përballë lojës së fjalëve, por jemi përballë fakteve.

Kush është Kryeministri i Shqipërisë? Ose kush ishte deri para se të arrestohej?

Të paktën t'u thoshin shqiptarëve: nuk është më Edi Rama, Edi Rama vetë është i lodhur, përton të merret me këto punët e kota të Hipotekave, të AKSHI-t, të SHISH-it, të drejtorëve, të merret me ministrin e Brendshëm, "do të vrasë mendjen kryeministri", nuk i bën këto.

Ai e ka lënë, ia ka deleguar postin Ergys Agasit, nuk ka ndonjë problem.

Të paktën të kishte mbledhur Asamblenë e PS-së, ta kishte votuar në Parlament, kështu do t'i kishte dhënë edhe pushtetin e nevojshëm me letra, jo se kështu i zinte vendin fare, ai donte në hije.

Se jo verbalisht, jo zyrtarisht, ai ka qenë në detyrë.

Problemi ka qenë që na ka uzurpuar pa dijeni të kryeministrit detyrën? Ky është problemi i madh.  

Edi Rama nuk dinte gjë, Ergys Agasi i dinte këto punë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga