• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali i SHISH/ Tabaku nga Kuvendi: Siguria kombëtare e cenuar nga sistemi i Ramës

by Bota Bota
September 24, 2026
in Aktualitet
Skandali i SHISH/ Tabaku nga Kuvendi: Siguria kombëtare e cenuar nga sistemi i Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me zhvillimet e fundit, duke kërkuar që deputetët të ndalen dhe të diskutojnë për atë që ka ndodhur dhe pasojat për sigurinë kombëtare, pas masës që SPAK dha ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtesue e SHISH.

Tabaku iu drejtua edhe deputetëve të mazhorancës, duke thënë se e kupton se edhe shumë prej tyre nuk ndihen mirë për situatën e krijuar.

“E di që dhe shumë nga ju të PS-së sot nuk ndiheni mirë. Ulni kokat. Na kanë ndarë shumë gjëra në politikë, por siguria kombëtare duhet të ishte prioritet. Kjo është njollë për shtetin, jo vetëm për mazhorancën”, u shpreh ajo.

Duke iu drejtuar numrit dy të shtetit, Tabaku kërkoi që të ndërpritej puna dhe të zhvillohej një diskutim mes deputetëve.

“Ju si numri dy i shtetit, të bëni një pushim dhe të mblidhemi sot pasdite dhe të diskutojmë se çfarë ndodhi”, tha Tabaku. Ajo iu bëri gjithashtu thirrje vendeve anëtare të NATO-s dhe ambasadave që të marrin masa lidhur me situatën, duke e konsideruar atë si një çështje që prek sigurinë kombëtare.

“I bëj thirrje vendeve anëtare të NATO-s, ambasadave, të marrin masa se çfarë ka ndodhur, se është cenuar siguria jonë kombëtare. Kjo është njollë për shqiptarët”, deklaroi deputetja.

Tabaku e cilësoi situatën si jo të izoluar dhe e lidhi atë me atë që ajo e quajti “sistemi i Ramës”. “Ky nuk është rast i izoluar, por sistemi i Ramës. Këtu ka ardhur KAYO, AKSHI, që po vjedh gjithçka. E ka nxjerrë shtetin zgrëdhaq”, u shpreh ajo.

Në fund, Tabaku kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar se çfarë mund të bëhet për të rikuperuar imazhin e Shqipërisë. “Ky Kuvend duhet të ngrihet në lartësinë që kërkojnë qytetarët. Ajo protestë jashtë është kundër çdo vendimi që bie ndesh me imazhin e Shqipërisë.

Duhet të mbledhim Kuvendin se çfarë mund të rikuperohet me imazhin e Shqipërisë, çfarë është cenuar, çfarë është ndjekur. Ndaj, përndryshe, ulni kokat dhe ngrini kartonat”, përfundoi Tabaku.

Tags: shishTabaku
Previous Post

EMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Tabaku nga Kuvendi: Siguria kombëtare e cenuar nga sistemi i Ramës

Skandali i SHISH/ Tabaku nga Kuvendi: Siguria kombëtare e cenuar nga sistemi i Ramës

September 24, 2026
EMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

EMRAT/ Atentat vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

September 24, 2026
Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

September 24, 2026
SPAK thotë se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit/ Embro Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

SPAK thotë se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit/ Embro Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

September 24, 2026
Skandali me kreun e SHISH/ PD kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, mazhoranca e hedh poshtë

Skandali me kreun e SHISH/ PD kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, mazhoranca e hedh poshtë

September 24, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit/ Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni

Masa ndaj Vlora Hysenit/ Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni

September 24, 2026
Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën!

September 24, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të du!

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të du!

September 24, 2026
Skandali i SHISH ‘zbret’ në seancë plenare, jashtë protestë! Ç’pritet të ndodhë sot te Kuvendi

Skandali i SHISH ‘zbret’ në seancë plenare, jashtë protestë! Ç’pritet të ndodhë sot te Kuvendi

September 24, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL