24 Shtator 2026, 11:54
Nga E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në ambjentet e GJKKO, për t’iu kominukuar dhe shqyrtuar masa e sigurisë. Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.
Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.
Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”.
Pak më herët GJKKO dha masat e sigurisë edhe për Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë.
Ndaj Kalluçit rëndon vepra penale e zbulimit të të dhënave sekerete te grupet kriminale. Ai dyshohet se i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht, para se të arrestohej, 3 foto të ekspertizës së makinës Land Rover Defender në pronësi të tij, që u sekuestrua gjatë kontrolleve në Equos Resort.
Gjatë seancës, Kalluçi është shprehur se nuk mban mend gjë të ketë dërguar akte sekrete siç e dyshon SPAK. Ndërsa, kryekamerieri Embro Sulejmani i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, i dërgonte Ergys Agasit ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur. Në seancë, Sulejmani ka deklaruar se e njeh Ergys Agasin, sepse janë të dy nga Durrësi./Dosja.al
vlora hyseni gjkko
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:42
I.A
Daniel Dushku
GREQI- Policia greke ka zhvilluar një aksion në Selanik, ku ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të dyshuar për pë...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:25
I.A
Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi
TIRANË- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallu&cce...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 10:07
E.d
Vlora Hyseni
TIRANË- Gazeta franceze, Le Monde i ka kushtuar një artikull skandalit që ka përfshirë Vlora Hysenin, e cila u pezul...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:04
I.A
Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi
TIRANË- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallu&cce...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 10:42
TIRANË- Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 09:59
G.M
Pamje nga protesta
TIRANA- Qytetarët në Tiranë janë organizuar para Kuvendit ditën e sotme për të protestuar, duke i par...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 09:38
G.M
Tiranathlon
TIRANA- Tirana do të presë këtë të dielë 'Tiranathlon', një traditë e cila bahskon tre disiplina sporti...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 09:36
E. D
pamjet
TIRANË- Protesta e thirrut nga qytetarët para Kuvendit ka nisur. Bëhet me dije se në nisje të protestës dy persona jan...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 09:33
E. D
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 09:15
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe m...