24 Shtator 2026, 11:52
Nga I.A

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet para një skandali botëror. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha u ndal te ngjarjet e fundit me drejtoreshën e SHISH, dhe komunikimet e saj me Ergys Agasin.
Berisha theksoi se siguria kombëtare është shembur, ndërsa kritikoi deputetë të PS si të papërgjegjshëm përballë këtij skandali. Gjithashtu Berisha iu kundërpërgjigj edhe Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili, e cila mbajti fjalën para kreut të PD për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot në ditën kur siguria kombëtare është shembur në mënyrë totale, kur të dhënat sensitive sekrete që NATO i besonte vendit anëtar, Shqipëri, kanë kaluar në mënyrë të vazhdueshme në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s, përfaqësuesit e qeverisë ngrihen këtu dhe recitojnë në papërgjegjshmëri të plotë. Ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të Padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narkoshteti.
Po si mundet ju të qëndroni indiferentë apo të recitoni si parafolësja në aktin më skandaloz në historinë e NATO-s, në aktin më skandaloz në historinë e një shteti të Evropës?
Dhe ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë në papërgjegjshmëri të plotë. Për ju kam vetëm një pyetje: Keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete në parlament apo jo? Sepse këtu deputetët e Kodrës së Kuajve janë këtu në parlament. Por kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo? Për këtë përgjigju këtu! Pra, kjo është një ditë turpi mo? Po si ka mundësi? Po ju e dini të gjithë. Ndaj dhe është jetike të bëhet transparenca e plotë para qytetarëve shqiptare e këtij skandali botëror. A e dini ju ç’do të thotë kjo për Shqipërinë? Është goditja më fatale për reputacionin e saj. A e dini ç’do të thotë për një vend anëtar të NATO-s. Sigurisht, deputetët e Kodrës së Kuajve protestojnë. Jo, i shoh unë,“ tha Berisha./Dosja.al
sali berisha erjona ismaili
Politike
24 Shtator 2026, 11:49
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjal...
Politike
24 Shtator 2026, 11:37
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ndal sot gjerësisht te çështja e SHISH-it. Gja...
Politike
24 Shtator 2026, 11:31
I.A
Foltorja
TIRANË- Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar ministren Erjona Ismaili të marrë fjalën. Kryetari i Kuve...
Politike
24 Shtator 2026, 11:28
I.A
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lëshoi akuza të forta në drejtim të Edi Ramë...
Politike
24 Shtator 2026, 10:58
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e ...
Politike
24 Shtator 2026, 10:53
E. D
TIRANË- Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për...
Politike
24 Shtator 2026, 10:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it si një akt që,...
Politike
24 Shtator 2026, 09:50
E. D
Selia e PD-së
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të K...
Politike
24 Shtator 2026, 09:47
E. D
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Duke folur p...
Politike
24 Shtator 2026, 09:12
E. D
Ferit Hoxha
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë takimin informues të Bordit të Paqes, s&eu...