Shkarkohet Ilir Topi / FSDKSH do i dorëzohet mafiozit të ilaçeve Nadir Çausholli, në krye të Fondit piketohet Rexhina Bici (ish punonjëse e CFO Pharma)

Kryesore

Publikuar: 24/09/2026

Shkarkohet Ilir Topi / FSDKSH do i dorëzohet mafiozit të ilaçeve Nadir Çausholli, në krye të Fondit piketohet Rexhina Bici (ish punonjëse e CFO Pharma)

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi është marrë këtë të Mërkurë (23 shtator 2026) nga Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Në krye të institucioni pritet të emërohet Rexhina Bici, e cila aktualisht mban pozicionin e zv.drejtueses së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH).

Në foto: Ilir Topi, drejtori i deritanishëm i Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Rexhina Bici nuk është aspak e panjohur për stafin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor. Disa vite më parë, ajo ka qenë Drejtuese Teknike në kompaninë farmaceutike ‘CFO Pharma”, në pronësi të sipërmarrësit Nadir Çausholli.

Emri i zonjës Bici gjendet edhe në një raport problematik, të hartuar në fillim të vitit 2026 nga ekspertët e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, pas verifikimeve të kryera në aktivitetin e subjektit “CFO Pharma” dhe kompani të tjera “satelite” të saj.

Në foto: Rexhina Bici, aktualisht zv.drejtuese e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore

Në një dokument të siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, grupi i verifikimit ngriti dyshime për një skemë faturash fiktive, me qëllim rimbursimin e paligjshëm për llogari të “CFO Pharma”.

Ndër personat e dyshuar si përgjegjës për shkeljet me medikamentet e ndryshme, Grupi i Punës rendiste edhe Rexhina Bicin.

“Në total, për “CFO Pharma Tiranë”, për barin Entresto 50 mg Kod LBR 698/92 dhe Entresto 100 mg janë  6900 tableta sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën  1,634,955 lekë”, thuhet në një pasazh të raportit.

Më tej, Grupi i Punës shkruan: “Me daljet fiktive që subjekti CFO Pharma Tiranë”  me NIPT K22305002U ka berë në sistemin e-depo,  diferencat në plus të pajustifikuara rezultojnë në total në shumën 1,634,955 lekë ,  bazuar ne kontratën Shpërndarës Farmaceutik… dhe mban përgjegjësi Administratori, Z.Frigul Milla. si dhe Drejtuese teknike, Znj. Rexhina Bici”.

Në foto: Pjesë nga raporti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Në një tjetër pjesë të raportit të kontrollit, të miratuar në fillim të janarit 2026, thuhet: Në total për “CFO Pharma Tiranë” , për barin Insuline Glargine solution 100 Nj.N/ml, sasi fiktive  në vlerën 2,182,352, për barin Insuline Detemir solution 100 Nj.N/ ml , sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën  2,337,995 lekë, për barin Vildagliptin+Metformine 50mg + 850mg, sasi fiktive  në vlerën 132,517 lekë dhe, për barin Paliperidone 6mg prlg.tab, sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën  247,891 lekë.

Në foto: Pjesë nga gjetjet e Grupit të Punës, ku përmendet edhe emri i znj. Rexhina Bici

Pas këtyre konstatimeve, Grupi i Punës i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se “mban pergjegjesi Administratori Znj.Frigul Milla. si dhe Drejtuese teknike Znj. Rexhina Bici”.

/boldnews