Ëndrra bëhet realitet, futbollisti i Egnatias grumbullohet nga Kombëtarja
Një moment i veçantë për Numan Ajetin, i cili ka marrë ftesën për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare U-21.
Futbollisti i ri do të jetë pjesë e grupit kuqezi për përballjen e radhës ndaj Ukrainës.
Për Ajetin, ky grumbullim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë dhe një moment të veçantë, pasi tashmë do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar.
Ftesa me përfaqësuesen U-21 vjen si një mundësi për talentin shqiptar që të tregojë vlerat e tij dhe të fitojë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.
Një ëndërr e kthyer në realitet për Numan Ajetin, i cili tashmë është gati të japë maksimumin për fanellën kuqezi.

NJOFTIMI NGA KLUBI I EGNATIAS
Nje enderr e kthyer ne realitet 🇦🇱
NUMAN AJETI ME SHQIPËRINË U-21!
Numan Ajeti është përzgjedhur në listën e Kombëtares Shqiptare U-21 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në përballjen ndaj Ukrainës.
Urime Numanit dhe suksese me fanellën kuqezi!




