Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për dosjen “Agasi”.
Hyseni, e shoqëruar nga avokati i saj, është përballur në hyrje të gjykatës me gazetarët, të cilët e kanë pyetur lidhur me çështjen dhe dyshimet për përcjelljen e materialeve hetimore te biznesmeni Ergys Agasi, në një kohë kur ky i fundit ishte në kërkim.
Mes gazetarëve që i drejtuan pyetje Hysenit ishte edhe gazetarja Klodiana Lala.
"A i keni shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit?", ju drejtua Lala, ndërkohë që nga ana e Hysenit në vend që t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes, ajo iu kundërpërgjigj gazetares me akuza dhe shantazh.
“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”, ja ktheu Hyseni.
Kjo përgjigje ka shkaktuar reagime, pasi deklarata e Hysenit e zhvendosi përballjen nga pyetjet mbi dosjen “Agasi” drejt një pretendimi të drejtpërdrejtë ndaj gazetares Lala.

