Ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ndodhet në mjediset e Gjykatës së Posaçme.
Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.
Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, u shpreh shkurtimisht:
Nuk kam lënë takime me agjentët serbë në dhomat e hotel Rognerit.
Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura.