web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal pas skandali/ Një palo shtet anëtar i NATO-s

24 Shtator 2026, 12:05, Opinione Luan Rama

Skandal pas skandali/ Një palo shtet anëtar i NATO-s

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale shtetërore që pasojnë njëri-tjetrin, që kanë në qendër njerëzit më të afërt të pushtetit të Kryeministrit!

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me një “divizion” zyrtarësh të lartë të pushtetit të Kryeministrit; prej zëvendësve të tij e me radhë, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, sekretarë dhe drejtorë të përgjithshëm, që janë zyrtarisht të arrestuar dhe nën akuzë, si të pandehur, për korrupsion, abuzim me pushtetin, vjedhje dhe pastrim parash, e deri edhe si grupe të strukturuara kriminale!

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku Ministri i Brendshëm dhe drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit dënohen, arrestohen dhe akuzohen për lidhje dhe bashkëpunim me trafikantë e grupe kriminale.

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku prokurorë, gjykatës dhe drejtues policie akuzohen se u shesin informacion kriminelëve dhe nxjerrin në pritat e tyre kolegët, njerëzit që zbatojnë ligjin dhe luftojnë krimin.

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku AKSHI — Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, institucion qendror shtetëror nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe që menaxhon dhe është përgjegjës për rrjetet, serverët dhe sistemet kryesore të të dhënave të shtetit shqiptar, është drejtuar nga zyrtarë të akuzuar si pjesëtarë në një grup të strukturuar kriminal.

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku baza ushtarake janë sekuestruar nga SPAK-u!
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku radarët që duhet të garantojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Aleancës fiken për t’u shërbyer grupeve kriminale!

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku emërohet drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit një ish-drejtuese e shërbimit informativ të një vendi tjetër, jo anëtar i NATO-s, e cila ishte shkarkuar më parë nga detyra!

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku Kryeministri pranon publikisht se nuk i lexon dhe as merret me informacionet sekrete që i dërgojnë SHISH-i dhe agjencitë e tjera të sigurisë!
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku palaçot e pushtetit kurvërojnë e tallen nën pushtetin e Kryeministrit!

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s, një palo shtet anëtar i NATO-s!





19:14 Opinione Luan Rama

TRADHËTIA NDAJ SHTETIT

Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...

16:13 Opinione Arben Ramkaj

Horizonti i Elbasanit

Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...

11:47 Opinione Luçiano Boçi

TË RROFTË EMRI…

Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...

21:11 Opinione Lutfi Dervishi

Orët e Tiranës

Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...

10:44 Opinione Agim Xhafka

GJYSH, TË FALËM!

Kur më tha motra, vëlla, erdhi koha ta falim gjyshin, kërc...

Lajmet e fundit nga