Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni, e cila do të njihet me masën e sigurisë të kërkuar ndaj saj. Hyseni është paraqitur në gjykatë nën shoqërimin e forcave të sigurisë, ndërsa nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet e gazetarëve të pranishëm.
Gjatë momentit të mbërritjes në GJKKO, Hyseni iu drejtua gazetares Klodiana Lala me një akuzë lidhur me pretendime për kontakte me agjentë serbë. “Klodi, si kalon ti me agjentët serbë në ambientet e Hotelit Rogner?”, i tha Hyseni gazetares, në një përplasje verbale përpara kamerave.
Deklarata e Hysenit vjen në një moment kur çështja e saj është në qendër të vëmendjes publike dhe institucionale. Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e organit të akuzës dhe të vendosë mbi masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH.