
Drejtoresha e arrestuar, Vlora Hyseni e cila u paraqit sot në GJKKO për masën e sigurisë lidhur me skandalin ku dyshohet se vendosi SHISH-in në shërbim të Ergys Agasit, ka bërë një kërcënim të paprecedentë për gazetaren Klodiana Lala teksa kjo e fundit po i drejtonte pyetje.
“Si i shpërndan ti materiale të klasifikuara Ergys Agasit”- e pyeti gazetarja.
Ndërsa Hyseni nuk ngurroi të përgjigjej në sekondë pa u vënë aspak në siklet në skandalin: Klodi si kalon ti takimin me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?
Më pas Hyseni vijoi të hynte drejt sallës së GJKKO pa iu përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Versus.al

