Si takohesh me agjentët serbë në hotel? Vlora Hyseni "shpërthen" ndaj gazetares...

Aktualitet

MixCollage-24-Sep-2026-12-00-PM-9271-800x450.webp
Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme shefja e shkarkuar e SHISH Vlora Hyseni, ku do të njihet me masën e sigurisë. Hyseni nuk dha asnjë përgjigje për mediat e pranishme, por akuzoi gazetaren Klodiana Lala për lidhje me agjentë serbë.

“Klodi si kalon ti me agjentët serb në ambientet e Hotelit Rogner?”, ishte pyetja në forma shantazhi, që zonja që ka pasur drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, i drejtoi gazetares së pranishme.

Incidenti ka ndodhur gjate daljes se Vlora Hysenit nga gjykata e posacme ne Tirane, ku u caktua ndaj saj ne fuqi masa e arrestit te shtepise. 

Pas përfundimit të seancës, ajo doli nga ambientet e gjykatës, por ndryshe nga momenti kur mbërriti, këtë herë zgjodhi të mos prononcohej për mediat dhe u largua pa thënë asnjë fjalë.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka gjetur në automjetin e biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për këtë çështje, 9 faqe me dokumente sekrete të SHISH, që sipas dyshimeve të hetuesve, këto dokumente janë vënë në dispozicion Agasit nga Vlora Hyseni.

ME TE LEXUARAT