Në ambientet e jashtme të parlamentit po zhvillohet protestë, teksa para pak minutash ka pasur edhe tensione mes tubuesve dhe policisë.

Një ofensivë e policisë për të arrestuar disa prej protesuesve ka ndezur situatën, teksa në pamjet e servirura direkt në Top Channel, janë shoqëruar me forcë disa persona.

Një prej protestuesve u shpreh: “Kjo është mënyrë e policisë për të tensionuar protestën. Hidhen sende prej tyre dhe gjejnë justifikim për të na dhunuar”.

Protestuesit janë gjithë kohës në lëvizje, teksa siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Elda Menga, tubuesit janë pajisur me vezë dhe po i ruajnë në momentin e përballjes më deputetët.

Top Channel