Qytetarë të shumtë janë mblëdhur para parlamentit në protestë, pas skandalit që ka shpërthyer në SHISH, pamjet e drejtpërdrejta të Syri Tv tregojnë një prani të madhe policie, e cila në një moment ka filluar të dhunojë protestuesit paqësorë, kryesisht vajza të reja.
Vendi ndodhet në një moment kritik pas arrestimit të Shefes së Shërbimit Sekret, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se ka ndarë informacione shtetërore me krimin e organizuar. Dhuna policore ka qenë e paprovokuar nga protestuesit, të cilët po protestonin paqësisht. Në vidoe shihet një qytetar i shtrirë në tokë pa ndenja nga përplasja me policinë.
© SYRI.net