Është shoqëruar me tensione protesta që po mbahet prej orës 10 të mëngjesit të sotëm para Kuvendit, ndërsa raportohet se pas përplasjeve me policinë, disa qytetarë janë shoqëruar nga blutë.
Njëzëri qytetarët dëgjohen duke thënë: Lironi rrugët! Ndërsa u thonë efektivëve që të të hapin rrugët që kanë bllokuar në sajë të tubimit të sotëm, qytetarët shtojnë se është momenti që efektivët të dalin krah tyre sepse të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë.
Bëhet me dije se disa prej vajzave prezente në protestë janë ulur në rrugë dhe refuzojnë të lirojnë rrugën derisa efektivët të hapin rrugën që të con në drejtim të Kuvendit.
Gjatë ditës së sotme, ashtu sic raportuam, Policia nisi me shoqërime që në minutat e para të tubimit të qytetarëve pasi këta të fundit paralizuan qarkullimin e makinave nëpër Tiranë duke u ndalur në mes të rrugës me thirrjet e zakonshme: Nuk na përfaqësoni!
Po ashtu, në pranga sot thuhet se ka rënë sërish aktivisti Dritan Goxhaj. Megjithatë pritet që të kemi detaje të reja në vijim në lidhje me personat që janë shoqëruar gjatë protestës së sotme.

