Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit i bie të fikët para Kuvendit, qytetarët ngrenë tonet ndaj Policisë: Hapni rrugën!

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit i bie të fikët para Kuvendit, qytetarët ngrenë
 

Situata para Parlamentit është tensionuar akoma më shumë mes efektivëve dhe qytetarëve, pasi bëhet me dije se një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shembur në tokë. Paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për një të moshuar i cili gjatë protestës së sotme është parë duke mbajtur mbi supe flamurin shqiptar.

Të irrituar nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të protestuesit në fjalë, qytetarët kanë ngritur tonet ndaj efektivëve duke iu kërkuar me këmbëngulje që të hapin rrugën.

Deri më tani bëhet me dije se disa protestues i kanë ardhur në ndihmë protestuesit që është ndjerë keq, duke i fërkuar dorën dhe duke i hedhur ujë. Ndërsa bëhet me dije se brenda pak minutave para Kuvendit ka mbërritur dhe ambulanca e cila ka marrë të moshuarin i cili thuhet se u asfiksua humbi ndjenjat dhe e kanë nisur me urgjencë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese