Këshilli Bashkiak i Përrenjasit voton kundër bashkimit me Librazhdin
24 Shtator 2026 |
12:28
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka votuar unanimisht kundër propozimit për bashkimin e bashkisë me Librazhdin, në kuadër të Reformës Territoriale.
Në mbledhjen e posaçme morën pjesë 17 këshilltarë dhe të 17 votuan kundër, pa asnjë votë pro apo abstenim.
Gjatë mbledhjes u bë publik edhe raporti i dëgjesave me qytetarët. Sipas tij, nga 400 pjesëmarrës në konsultimet publike, 398 janë shprehur kundër bashkimit me Librazhdin, ndërsa vetëm 2 janë shprehur pro.
Qëndrimi i Këshillit Bashkiak do t’i përcillet institucioneve përgjegjëse si pjesë e procesit të konsultimit për projektligjin e propozuar nga një grup deputetësh socialistë për Reformën Territoriale, i cili kërkon mendimin e qytetarëve, këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive.
Lajme të Sugjeruara
Përplasje të ashpra në Kuvend, Klosi-Berishës: Kishe Gazideden në SHISH që ka vrarë njerëz, ne kemi tjetër standard
Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi iu përgjigj kryedemokratit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lidhur me akuzat ndaj qeverisë pas arrestimit të kreut të...
“Kur thashë se do të zëvendësonin, u solle si tuaf”, Peleshi i përgjigjet Berishës: Më marrsh të keqen
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, janë përfshirë në një debat gjatë seancës së sotme plenare. Gjatë fjalës së...
Rrëzohet kërkesa e PD për debat për masën ndaj kreut të SHISH, deputetët bllokojnë foltoren
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një debati në Kuvend lidhur me rastin e ish-kreut të...
- 12:23 Përplasje fizike dhe debate në zgjedhjet për kreun e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec
- 12:17 Tensione para Parlamentit, protestuesit përplasen me policinë, disa të shoqëruar
- 12:03 Rubio: Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”
- 11:55 Vlora Hyseni shkon në GJKKO, momenti kur hyn në ambientet e gjykatës
- 11:26 Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
- 11:20 Përplasje të ashpra në Kuvend, Klosi-Berishës: Kishe Gazideden në SHISH që ka vrarë njerëz, ne kemi tjetër standard