• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Operacion ndikimi”/ Nga lodrat e sek*it, tek mbathjet e sms dashurie, çfarë mbulon SPAK me “kronikën rozë”

12:27 : 24/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Detajet e rrjedhura nga dosja hetimore e Vlora Hysenit e paraqesin shefen e shkarkuar të Shërbimit Sekret si një zonjë, që dashuria ndaj personit në kërkim, Ergys Agasi, e çoi drejt kryerjes së veprave penale.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshon se zonja Hyseni ka kryer dy vepra penale: “përkrahje e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

***

Nga narrativa e sugjeruar deri më tani nga prokuroria, nëpërmjet kanaleve mediatike, krijohet idea se këto dy vepra penale lidhen me të njëjtin fakt-ajo ka ndihmuar Agasin t’i shmanget zbatimit të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, si edhe i ka dhënë atij informacione nga strukturat e tjera shtetërore për t’iu shmangur operacioneve (të mundshme) për arrestimin e tij.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

Në foto: Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni

Opozita, e cila e ka akuzuar publikisht Vlora Hysenin prej kohësh se ka shpërndarë informacione sekrete për grupe kriminale, ka deklaruar këto ditë se Prokuroria e Posaçme shpërndan qëllimisht informacione “rozë”, për të shmangur skandalet e vërteta të kryera nga ish-drejtuesja e SHISH.

***

Më herët, Prokuroria e Posaçme zhvilloi një hetim ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për “aferën e inceneratorëve”. Të dhënat e përcjella fillimisht nga dosja hetimore u fokusuan kryesisht tek “lodra seksi”, të gjetura në një nga ambjentet e dyshuara si në pronësi të Ahmetajt.

Në foto: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj

Ish-numri dy i qeverisë ka mohuar çdo firmë për “aferën e inceneratorëve”, duke ia ngarkuar përgjegjësinë ish-shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.

Në dalje publike, Ahmetaj është shprehur i bindur se nxjerrja e detajeve të “lodrave të seksit” ka qenë një “operacion ndikimi”, një fushatë delegjitimi të personit të tij nga SPAK-u, me qëllim për të fshehur dhe anashkaluar përgjegjësitë e Ramës në skandalin e inceneratorëve.

***

Kur Prokuroria e Posaçme arrestoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për korrupsion, u kujdes të shpërndante publikisht faktin se bashkëshortja e tij, Ajola Xoxe, kishte blerë rreth 860 mijë euro veshje të brendshme, mbathje e të tjera intime.

Xoxe dhe avokatët e Veliaj kanë deklaruar se këto shpenzime nuk janë personale, por për veprat artistike që kuronte zonja e kryebashkiakut, në aktivitetet e organizuara nga një grup organizatash jo-qeveritare.

Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj

Narrative e ngritur nga SPAK-u për veshjet intime zuri vend gjerësisht në publik, duke mbuluar dyshimet e ngritura, kryesisht nga opozita, se prokurorët po shmangin problemet e vërteta të Veliajt me korrupsionin, për çështje që lidhen me inceneratorin e Tiranës apo me korrupsionin e dyshuar masiv me lejet e ndërtimit në kryeqytet.

Tre rastet, ndër më tipiket e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, përmbajnë element të asaj që Byroja Federale e Investigimit në Shtetet e Bashkuara, FBI-ja, e quan me termin “operacion ndikimi”.

Është një strategji, e cila duket se po zbatohet me përpikmëri nga SPAK-u-shpërndarja e “kronikës rozë”, me qëllim shmangien nga problemet e vërteta.

“Operacion ndikimi”

Një “operacion ndikimi”, në mënyrë të përmbledhur, është një veprimtari e organizuar që synon të ndryshojë mënyrën se si një person, grup ose publiku e percepton një objektiv.

Qëllimi nuk është domosdoshmërisht të shpikësh një gënjeshtër. Mund të përdorësh fakte të vërteta, por të vendosësh cilat fakte dalin në publik, kur dalin, si paraqiten dhe sa shumë përsëriten.

Le të marrim një situatë hipotetike. Një aktor publik, përshembull SPAK-u, ka interes që publiku të krijojë një imazh të caktuar për një individ.

Nuk ka nevojë të shpikë asgjë. Por, mund të ndjekë një strategji të tillë: përzgjedh 2-3 nga një mori episodesh negative. I nxjerr në media të caktuara, jep informacion të pjesshëm, pa dhënë të gjithë kontekstin. Të njëjtën histori e shpërndan “me pikatore” për shumë ditë, në kanale të ndryshme mediatike.

Në foto: Prezantim grafik i një “operacioni ndikimi”

Në fund, publiku ekspozohet vazhdimisht ndaj të njëjtave fakte. Dhe, ja ku jemi: hetimi për aferën e inceneratorëve ndaj Ahmetajt, përfundoi tek “lodrat seksi”. Hetimi për Veliajn u kanalizuar tek “mbathjet e Ajolës”, ndërsa ai për Vlora Hysenin, mbetet tek mesazhet e dashurisë së saj ndaj Agasit.

Pra, qëllimi nuk është domosdoshmërisht të shpikësh një gënjeshtër. Mund të përdorësh fakte të vërteta, por të vendosësh cilat fakte dalin në publik, kur dalin, si paraqiten dhe sa shumë përsëriten.

Pse duhet “kronika rozë”

Në një shoqëri globale, e cila priret më shumë nga “histori telenovelash”, përfshirja e elementëve rozë në hetimet penale përbën gjithnjë një interes të shtuar. Prokurorët e posaçëm shqiptarë nuk kanë “shpikur rrotën” në këtë drejtim.

Shumë agjenci ndërkombëtare, sidomos atë që lidhen me Inteligjencën, i shfrytëzojnë elementët rozë, me qëllim për të shmangur vëmendjen e opinionit nga thelbi real i problemit, i krimit të supozuar dhe shmangia e bashkëpunëtorëve apo zyrtarëve më të rëndësishëm se sa subjektet e hetimit.

Studimet mbi raportimin e krimit tregojnë se media i japin disproporcionalisht më shumë vëmendje rasteve spektakolare dhe sensacionale, ndërsa raportimi i krimit në përgjithësi nuk pasqyron domosdoshmërisht shpërndarjen reale të kriminalitetit.

Jeta private, marrëdhëniet intima, kanë një tërheqje më të madhe për publikin. Çështjet penale janë komplekse (kontrata, dokumenti, procedura, etj). Ndërsa elementët intimë e bëjnë më të thjeshtë (zyrtari, burri, gruaja, i/e dashura, sekreti).

Por për zyrtarët e lartë ekziston edhe diçka tjetër: zhvendosja e fokusit. Pyetja kryesore në një hetim penal ndaj zyrtarëve: çfarë kanë bërë?

Por, duke përfshirë “elementin rozë”, e gjithë vëmendja shkon tek elementë, si: me kë ka pasur lidhje, ku ka fjetur, mesazhet private, jeta seksuale, fotogafitë dhe videot personale. 

Media, natyrisht, i përtyp menjëherë lajmet sensacionale. Por, kur ato janë të vetmet informacione që trafikohen nga dosjet sekrete të Prokurorisë së Posaçme, atëherë gjithçka duket se është një “operacion ndikimi”.

Etiketa: Operacion ndikimispakvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala

12:31 : 24/09/2026
AKTUALITET

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

11:58 : 24/09/2026
AKTUALITET

“PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare!

11:40 : 24/09/2026
AKTUALITET

SPAK thotë se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit/ Embro Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

11:27 : 24/09/2026
AKTUALITET

Hetimet për Agasin/ GJKKO lë në burg Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallucin

11:05 : 24/09/2026
AKTUALITET

Berisha: Vlora Hyseni shërbëtore e Vuçiçit dhe ushtare e Agasit! Është shembur siguria kombëtare

10:46 : 24/09/2026
Para

VIDEO/ Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala

TË GJITHA

VIDEO/ Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala

12:31 : 24/09/2026

“Operacion ndikimi”/ Nga lodrat e sek*it, tek mbathjet e sms dashurie, çfarë mbulon SPAK me “kronikën rozë”

12:27 : 24/09/2026

“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale!

12:15 : 24/09/2026

Berisha-ministres Ismaili: A keni kaluar nga zyra e Gysit për t’u bërë deputete?!

12:07 : 24/09/2026

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

11:58 : 24/09/2026

“PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare!

11:40 : 24/09/2026

Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë /EMRAT

11:39 : 24/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com