Fshati digjet, deputetja Gjuzi bën blerje online

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2026, 12:22

Teksa Parlamenti është përfshirë nga tensionet dhe debatet, ndërsa jashtë Kuvendit vijon protesta, zhvillimet politike kanë marrë një tjetër dimension pas çështjes që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe komunikimet e saj të raportuara me Ergys Agasin, i arrestuar me urdhër të SPAK.

Në këtë klimë të tensionuar politike, deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, është shfaqur krejtësisht e qetë, duke bërë pazar online. Ndërsa në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj zhvillohen përplasje politike, deputetja duket se e ka ndarë vëmendjen te blerjet online.

Pamjet vijnë në një moment kur debati publik është përqendruar te zhvillimet e fundit që prekin institucionet e sigurisë dhe akuzat e bëra në kuadër të hetimeve. Sjellja e deputetes ka tërhequr vëmendjen, duke u bërë pjesë e atmosferës së tensionuar politike të ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit