Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, flakët i dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan disa banesa, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, flakët i dolën
Foto nga vendngjarja

Policia e Vlorës ka arrestuar një 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, por flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe toke dhe duke rrezikuar banesat në afërsi. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Pas përhapjes së flakëve dhe rrezikimit të banesave pranë zonës, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse. Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit, uniformat blu kanë kryer veprimet hetimore për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Ndezi zjarrin në oborrin e banesës së tij, nga përhapja e të cilit u dogjën sipërfaqe toke dhe u rrezikuan banesat, arrestohet 60-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Partizani”, kishte rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve po digjeshin sipërfaqe toke dhe po rrezikoheshin banesat në afërsi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse.

Paralelisht me ndërhyrjen për fikjen e zjarrit, u kryen veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së tij. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese