A është shoqëruar në Morinë ish-kryetarja e Shërbimit Sekret Vlora Hyseni me një makinë me targa serbe? Një foto po qarkullon në rrjetet sociale ku duket makina me targën SRB KS 156 ZD e llojit BMË.
Nuk ka një konfirmim zyrtar nëse kjo është makina, por është shpërndarë në rrjetet sociale nga gazetari Gjergji Thanasi si dhe nga gazetari Basir Çollaku që ka qenë edhe kandidat i PD për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas Thanasit, targa i përket distriktit Krushevac në zonëmn e Shmadisë. “Kontaktova me kompaninë DUNAV AUTO në Krushevac. Kjo kompani ka kryer gjithë praktikën burokratike për të nxjerrë targat për makinën që është në foto. Numri I kompanisë është 037/445 599…” , thotë Thanasi duke dhënë më shumë të dhëna për mënyrën sesi është nxjerrë kjo targë.
Nuk dihet nëse kjo është makina që Vlora Hyseni është dorëzuar në Morinë. Por numri I targës së makinës është mbajtur shënim tanimë nga policia kufitare e Morinës. Nuk dihet cili autoritet ka të drejtë të bëjë verifikimet në këtë moment, kur në krye të hetimit dhe informacionit duhet të ishte Shërbimi Informativ i Shtetit.
