Trump pret me nderime presidentin kinez Xi Jinping

24 Shtator 2026, 12:35Bota TEMA
Trump pret me nderime presidentin kinez Xi Jinping

Me një ceremoni të veçantë, Donald Trump mirëpriti në Uashington presidentin kinez Xi Jinping në vizitën e tij të parë në Shtetet e bashkuara pas më shumë se një dekade.


Trump e priti personalisht Xi Jinping në bazën ajrore Andrews një gjest i pazakontë simbolik pasi kjo është hera e parë në 11 vjet që një president amerikan pret një lider të huaj në këtë bazë.


Ceremonia zyrtare vijon këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë ku lideri kinez do të pritet me nderime të plota në një ceremoni që përfshin lëndinën jugore të rezidencës presidenciale dhe kopshtin e trëndafilave.

Trump duket se do ti kthejë “nderin” pritjes pompoze që iu rezervua atij në Kinë në muajin maj duke e kthyer vizitën e Xi Jinping në një spektakël diplomatik me peshë simbolike.


Nga ana e tij presidenti kinez ka deklaruar se Pekini dhe Uashingtoni duhet të jenë partnerë, jo rivalë duke kërkuar një marrëdhënie më të qëndrueshme mes dy fuqive.


Megjithatë pas buzëqeshjeve dhe ceremonive, mbeten çështje të vështira si tregtia, Tajvani, kontrolli i eksporteve të teknologjisë dhe inteligjenca artificiale.


Rezultate të mëdha nuk priten ndërsa bisedimet mund të sjellin marrëveshje për tregtinë bujqësinë, luftën kundër trafikut të drogës dhe forcimin e komunikimit ushtarak.

Gjithashtu sipas sekretarit të jashtëm, liderët do të konfirmojnë shtyrjen me dy muaj të afatit të marrëveshjes që ndaloi luftën tegtare me tarifa nga të dyja palët.

Lini një Përgjigje