Siguria kombëtare, Begaj takon ministrin e Brendshëm, kreun e policisë dhe drejtorin e komanduar të SHISH

24 Shtator 2026 | 12:40

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi të enjten një takim me drejtorin e komanduar të SHISH Elvis Lila.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe drejtorin i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

“Në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Takimi vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama firmosi urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) te Drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila.

Lila është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit pas shkarkimit të Vlora Hysenit, e marrë nën hetim nga SPAK për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të auorit të krimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, i riu transportohet drejt Traumës në Tiranë

Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës. Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe,...
13:35 | 24/09/2026

Aksident në Vlorë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor ndodhi të enjteb në Bulevardin e Palmave në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një...
13:13 | 24/09/2026

Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas

Interpol Tiran finalizoi 4 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted” në kuadër të të cilit u ekstraduan 4 shtetas shqiptarë të shpallur...
13:08 | 24/09/2026