Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para parlamentit/ Narkopolicia dhunon protestuesit

Gjekmarkaj, thirrje socialistëve: ‘Reagoni! Ndryshe, nuk jeni më deputetë; Jeni thjesht kartona pa dinjitet’

Gjekmarkaj, thirrje socialistëve: ‘Reagoni! Ndryshe, nuk jeni më deputetë; Jeni thjesht kartona pa dinjitet’

12:25, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetei i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës në Kuvend u ka bërë thirrje deputete socialistë që të reagojnë.

“Reagoni! Ndryshe, nuk jeni më deputetë; jeni thjesht kartona pa dinjitet”, tha ai në fjalën e tij.

Agron Gjekmarkaj: Kjo nuk është historia e Fitnetes me Talatin te Besa e Sami Frashërit, por një histori krimi dhe korrupsioni. Nuk është një histori rozë, por një mortajë. Eshtë një histori e shëmtuar, është një mortaje që ka rënë mbi sistemin administrativ shtetëror në Shqipëri. Unë nuk e di ku e gjeni kurajën, zoti kryetar, zotërinj ministra, zotërinj deputetë të Partisë Socialiste, që sot keni fuqi të flisni. Ku e gjeni forcën që keni fuqi të duartrokisni?

Ku e gjeni qetësinë për të mbështetur një histori të tillë dhe nuk kërkoni që këtu të vijë kryeministri i vendit i dorëhequr? Një nga ngjarjet më të mëdha për të cilat kombi shqiptar ka luftuar 100 vjet është futja e Shqipërisë në NATO. Sot Shqipëria është e paragjykuar; Shqipëria është e keqparë; Shqipëria rrezikon shumë në raport me NATO-n, me sigurinë e vet, me fqinjët, me krejt dinjitetin e vet kombëtar. Ky vend po rrezikon falë kësaj papërgjegjshmërie të shndërrohet në profecinë më të keqe të Faik Konicës, të shndërrohet në vendin e Zuluve, pra ju po i bëni atë Shqipërisë që s'ia ka bërë asnjë pushtues.

Unë kam një thirrje sot për secilin prej jush: për ju, zoti kryetar, që ta fusni në rendin e ditës debatin për këtë që ka ndodhur ndërmjet koordinatorit të krimit dhe kryetares së shikut, e cila përdor dhe numra rusë duke vënë në rrezik dinjitetin, sigurinë e çdo individi; sigurinë e shoqërisë shqiptare. Ndaj, thirrja ime është: duajeni pak më shumë Shqipërinë, duajeni pak më shumë vetveten, duajeni pak më shumë familjet tuaja dhe reagoni ashtu siç ju ka hije për ta shpëtuar vendin nga kjo mortaje që ka rënë. Nëse s'kuptoni këtë, nuk kuptoni asgjë, nuk jeni më deputet, jeni thjesht kartona pa dinjitet. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco