E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Politikë

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit kryesorë të institucioneve të rendit dhe sigurisë kombëtare.

Kreu i Shtetit thirru Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta për çështje të aktualitetit.

Takimi vjen në një moment të rëndë për institucionet e sigurisë në vend, pasi SPAK ka kërkuar arrestimin e drejtueses së SHISH-it, e dyshuar për bashkëpunim dhe favorizim të eksponentëve të krimit të organizuar.

Reklamë

Në të njëjtën kohë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është kontrolluar edhe banesa e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në kuadër të të njëjtave dyshime për lidhje dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.

Hetimi i SPAK ka ngritur pikëpyetje të forta mbi depërtimin e interesave kriminale në nivelet më të larta të institucioneve që kanë për detyrë të garantojnë rendin dhe sigurinë kombëtare.

Pikërisht në këtë klimë, duket se Presidenti Begaj ka kërkuar informacion nga drejtuesit e rinj të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe SHISH-it mbi situatën dhe funksionimin e institucioneve pas zhvillimeve të fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.