“Vlora ia ka plasur llambat Baramit”, Korreshi ironizon Presidentin: Pse s’e mblodhe Këshillin e Sigurisë apo ke qenë ha fasule dhe yp xhixhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka vijuar me tone të forta debatin në Kuvend për situatën e krijuar pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora hyseni.
Korreshi ka deklaruar se zhvillimet e fundit tregojnë se shteti është cenuar rëndë nga krimi i organizuar dhe ka akuzuar institucionet për dështim në garantimin e sigurisë kombëtare.
Në fjalën e tij, deputeti demokrat ka ngritur pikëpyetje edhe për rolin e Presidentit të Republikës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.
Ai ka deklaruar se ajo që opozita ka denoncuar prej kohësh, për lidhje mes krimit të organizuar, parave të pista dhe shtetit, sipas tij, është “vërtetuar” nga zhvillimet e fundit.
Saimir Korreshi: Ne sot dhe çdo njeri është vulnerabël në dorë të krimit. Shteti ka rënë de facto sot. Ajo që ndodhi dje i ka fikur llambat parlamentit, i ka fikur radarët. Pse ia ka fikur? Sepse ajo që tha opozita prej kaq kohësh, që krimi i organizuar, paratë e pista dhe shteti kanë qenë në funksion të krimit dhe krimi në funksion të vjedhjes së zgjedhjeve. Kjo sot u vërtetua.
Ne besojmë se ju i zgjodhët këta njerëz një nga një me dorë pikërisht për të mbajtur këtë shtet që e ka shkrirë njësh me krimin. Kur këtyre ia ka fikur llambat, ia ka plasur Baramit, Presidentit të Republikës, garantit të Kushtetutës që sot duhet të kishte mbledhur sigurinë kombëtare. Ku është Presidenti, numri një. Letrat e Baromit… apo ai ka qenë ha fausle dhe iki se yp xhixhi dhe Barami kur ia çonte letrat në mëngjes Presidentit të Republikës për sigurinë kombëtare. Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend? Nuk është histori rozë kjo. Ka dhënë disa mesazhe në hyrje të SPAk me agjentura sebre. Do ta shohim kush e ka radhën se po jep meszhe Vlora.




