Debatet për sigurinë kombëtare, Begaj takon kreun e komanduar të SHISH, ministrin Demo dhe drejtorin e policisë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 12:40 | Politikë

Debatet për sigurinë kombëtare, Begaj takon kreun e komanduar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Sipas njoftimit të presidencës, “në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”.

Situata politike e krijuar në vend pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate në lidhje me sigurinë kombëtare.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos