
Deputetei i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës në Kuvend u ka bërë thirrje deputete socialistë që të reagojnë.
“Reagoni! Ndryshe, nuk jeni më deputetë; jeni thjesht kartona pa dinjitet”, tha ai në fjalën e tij.
Agron Gjekmarkaj: Kjo nuk është historia e Fitnetes me Talatin te Besa e Sami Frashërit, por një histori krimi dhe korrupsioni. Nuk është një histori rozë, por një mortajë. Eshtë një histori e shëmtuar, është një mortaje që ka rënë mbi sistemin administrativ shtetëror në Shqipëri. Unë nuk e di ku e gjeni kurajën, zoti kryetar, zotërinj ministra, zotërinj deputetë të Partisë Socialiste, që sot keni fuqi të flisni. Ku e gjeni forcën që keni fuqi të duartrokisni?
Ku e gjeni qetësinë për të mbështetur një histori të tillë dhe nuk kërkoni që këtu të vijë kryeministri i vendit i dorëhequr? Një nga ngjarjet më të mëdha për të cilat kombi shqiptar ka luftuar 100 vjet është futja e Shqipërisë në NATO. Sot Shqipëria është e paragjykuar; Shqipëria është e keqparë; Shqipëria rrezikon shumë në raport me NATO-n, me sigurinë e vet, me fqinjët, me krejt dinjitetin e vet kombëtar. Ky vend po rrezikon falë kësaj papërgjegjshmërie të shndërrohet në profecinë më të keqe të Faik Konicës, të shndërrohet në vendin e Zuluve, pra ju po i bëni atë Shqipërisë që s'ia ka bërë asnjë pushtues.
Unë kam një thirrje sot për secilin prej jush: për ju, zoti kryetar, që ta fusni në rendin e ditës debatin për këtë që ka ndodhur ndërmjet koordinatorit të krimit dhe kryetares së shikut, e cila përdor dhe numra rusë duke vënë në rrezik dinjitetin, sigurinë e çdo individi; sigurinë e shoqërisë shqiptare. Ndaj, thirrja ime është: duajeni pak më shumë Shqipërinë, duajeni pak më shumë vetveten, duajeni pak më shumë familjet tuaja dhe reagoni ashtu siç ju ka hije për ta shpëtuar vendin nga kjo mortaje që ka rënë. Nëse s'kuptoni këtë, nuk kuptoni asgjë, nuk jeni më deputet, jeni thjesht kartona pa dinjitet. Faleminderit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Shtator12:11
BIRN: Arrestimi i drejtueses së SHISH, goditje e madhe për reputacionin e vendit anëtar të NATO-s
Arrestimi i Vlora Hysenit ka rikthyer vëmendjen te emërimi i saj në vitin 2023 në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit t...
POLITIKE
24 Shtator11:49
Zhupa: Jeni Partia e Skandaleve! Kthyet shtetin në Narko-shtet! Rama të japë dorëheqjen, duhet qeveri tranzitore
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vënë në strukturat e shtetit në dispozicion të grupeve të ...
POLITIKE
24 Shtator11:38
Skandali me SHISH/ Tabaku: U cënua siguria kombëtare, njollë e zezë për Shqipërinë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me zhvillimet e fundit, duke kërkuar që deputetët të ndalen dhe t&eum...
POLITIKE
24 Shtator11:20
Rrëzohet kërkesa e PD për SHISH-in/ Demokratët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca
Mazhoranca ka rrëzuar me forcën e kartonit kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe pë...
POLITIKE
24 Shtator11:04
Berisha: Bashkëpunimin e Hysenit me Agasin, doni ta shisni si histori rozë, ju shpërthyen “ujërat e zeza”
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e AKSHI-t, ku u zbulua dhe përfs...
POLITIKE
24 Shtator10:46
Berisha: Kreu i SHISH, shërbëtore e Ramës dhe Vuçiçit. Me urdhër ju thërriste ju socialistëve në zyrë, e di vetë ti Damian…
Qytetarët protestojnë para Kuvendit, ndërsa aktualisht mbahet edhe seanca plenare.
Kreu i PD Sali Berisha e cilësoi një seancë ...
POLITIKE
24 Shtator10:35
Skandali i madh në SHISH/ Kalaja: SPAK po publikon vetëm mesazhet erotike, po mundohet të fshehë të vërtetën
Juristja Adriana Kalaja ka qene e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Ajo në bisedë me moderatorin F...
POLITIKE
24 Shtator10:22
PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend pas masës së SPAK ndaj Vlora Hysenit
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-drejtoresh...
Nga Genc Pollo
POLITIKE
24 Shtator09:49
Si kontrasti Guillaume/Hyseni shpjegon Shqipërinë 2026
Të thuash se KM Rama duhet të dorëhiqet mbasi është ai që e emëroi Vlora Hysenin shefe të Shërbimit Informativ &e...
POLITIKE
24 Shtator09:38
“Kriza më serioze e sigurisë kombëtare”, Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni
Le Monde
Në Shqipëri, kreu i shërbimeve të inteligjencës është nën arrest shtëpiak në lidhje me një sk...