E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Vendi

Tensione në protestën para Kuvendit, përplasje me policinë dhe disa të shoqëruar, i moshuari humb ndjenjat

Tensione janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor dhe t’i afrohen parlamentit. Policia ka ndërhyrë për t’i ndaluar, ndërsa gjatë përplasjes janë shënuar disa shoqërime.

Protestuesit kanë tentuar më herët të bllokojnë rrugët pranë xhamisë së Namazgjasë, ndërsa gjatë përplasjes disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve. Policia ka vendosur gardh metalik nga Ministria e Brendshme deri te xhamia e Namazgjasë për të penguar afrimin drejt Kuvendit.

Në protestë është ngritur edhe çështja e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe lidhjeve të saj me biznesmenin Ergys Agasi, ndërsa protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi.

Një incident është regjistruar gjithashtu gjatë protestës, ku një person i moshuar ka humbur ndjenjat. Atij i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët e pranishëm, deri në mbërritjen e ambulancës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.