Siguria kombëtare, Begaj takon ministrin e Brendshëm, kreun e policisë dhe drejtorin e komanduar të SHISH
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi të enjten një takim me drejtorin e komanduar të SHISH Elvis Lila.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe drejtorin i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
“Në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Takimi vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama firmosi urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) te Drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila.
Lila është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit pas shkarkimit të Vlora Hysenit, e marrë nën hetim nga SPAK për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të auorit të krimit.
Gogu paralajmëron ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Fokus te masat e sigurimit dhe të drejtat e palëve
I moshuari humb ndjenjat në protestë, i jepet ndihma nga qytetarët
Përplasje fizike dhe debate në zgjedhjet për kreun e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec
- 13:00 Cristiano Ronaldo: Nuk e di kur do të mbarojë karriera ime
- 12:47 Gogu paralajmëron ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Fokus te masat e sigurimit dhe të drejtat e palëve
- 12:43 VIDEO/ Ulsi Manja i shkon Berishës në ulësen e tij në Kuvend, momenti kur debatojnë
- 12:35 I moshuari humb ndjenjat në protestë, i jepet ndihma nga qytetarët
- 12:28 Këshilli Bashkiak i Përrenjasit voton kundër bashkimit me Librazhdin
- 12:23 Përplasje fizike dhe debate në zgjedhjet për kreun e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec