Tedi Blushi: Ergys Agasi ka filmuar Niko Peleshin, shantazhon kryetarin e Kuvendit

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj drejtuesve të institucioneve, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Blushi ka pretenduar se Peleshi është filmuar nga Ergys Agasi dhe e ka sfiduar atë të japë llogari para shqiptarëve, duke e pyetur nëse e ka takuar Agasin apo nëse është shantazhuar prej tij.
Në vijim, Blushi i ka kërkuar Peleshit të japë dorëheqjen, ndërsa kryetari i Kuvendit i është përgjigjur duke i cilësuar deklaratat e deputetit të Partisë së Lirisë si “fantazi”.
Tedi Blushi: Të gjitha institucionet kanë rënë. Nuk mund të flasim sot për Parlament dhe për më tepër për një parlament ku edhe kryetari i parlamenti është filmuar nga Ergys Agasi. Të sfidoj kryetar, se në fakt përgjimet treguan se është Taulant Balla kryetar i këtij parlamenti, jepu llogari shqiptarëve a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video nga Egys Agasi, a do përfundosh edhe ti si Vlora Hyseni. Kyçeni këtë parlament, madje vërini flakën. Kemi një President kukull që as ka guximin të reagojë. Prandaj drejtues i seancës për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen. Ta shpërndajmë këtë parlament krimi.
Niko Peleshi: Ishte e gjitha një fantazi për piano dhe orkestër. Jo, asnjëherë. Dakord! Ti mbase po.




