web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit/ Begaj mbledh në takim Demon, Hitën dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it

24 Shtator 2026, 12:47, Politikë CNA

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit/ Begaj mbledh në takim Demon,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, si dhe srejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se në këtë takim, Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.

Takimi i sotëm i zhvilluar nga presidenti vjen pas vendimit të shkarkimit të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës u caktua masë sigurie me arrest shtëpie.

Begaj dekretoi shkarkimin e Hysenit mbrëmjen e datës 22 shtator, kur kryeministri Edi Rama propozoi nga Nju Jorku që të merrej ky vendim./CNA 





Lajmet e fundit nga