Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para parlamentit/ Narkopolicia dhunon protestuesit

Kush ia dërgoi Agasit aktin e ekspertimit të kriminalistikës për gjurmë gishti, fije floku dhe...

Kush ia dërgoi Agasit aktin e ekspertimit të kriminalistikës për gjurmë gishti, fije floku dhe...

12:53, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno Syri.net/

Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbëritur në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit në muajin Gusht 2026.

Makina lukzose ngjyrë e zezë e sekuestruar në 22 Korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e Vilës së Ergys Agasit pranë kompleksit “Equos Resort”, është urdhëruar që ti nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për sigurimin e gjurmëve të gishtave, fijeve të flokëve dhe krahasimin e makinës me pamjet e mjetit tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit të kompanisë ABS, Gerond Meçe.

Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dalë me një konkluzjon përfundimtar pas përfundimit të ekspertizës, një kopje e dokumentit i është dërguar si kthim përgjigje Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Por disa ditë më vonë në muajin Gusht 2026, 3 fletë të këtij akti-ekspertimi të Policisë Shkencore janë dërguar nga Fatjon Kalluçi drejt numrit të Ergys Agasit.

Mirëpo, Agasi u arrestua në datën 26 Gusht 2026 në qytetin e Durrësit dhe pikërisht në makinën e tij, u kap dhe telefoni i tij.

Në këtë telefon, përmes aplikacionit “Signal”, SPAK kuptoi se Agasi ishte vënë në dijeni të konkluzjonit të ekspertizës së kërkuar nga prokuroria, pikërisht prej punonjësit të policisë shkencore, Fatjon Kalluçi.

Hetimi është në vijushmëri e sipër dhe ka gjasa që ndaj Vlora Hysenit dhe zyrtarëve të tjerë në të ardhmen të ketë shtim të akuzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco