Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para parlamentit/ Narkopolicia dhunon protestuesit

Me urdhër të Ramës, PS mbyll gojën për skandalin e SHISH, opozita bllokon foltoren për herë të dytë

Me urdhër të Ramës, PS mbyll gojën për skandalin e SHISH, opozita bllokon foltoren për herë të dytë

12:55, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetët e opozitës kanë vijuar të protestojnë duke bllokuar foltoren për të ndalur tentativën e maxhorancës për të vijuar seancën parlamentare në rendin normal të ditës, dhe të refuzojnë të diskutojnë skandalin e SHISH.

Në këto kushte kryetari i parlamentit njoftoi 5 minutash pushim.

Gjatë gjithë seancës së paradites deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të diskutohej vetëm për skandalin e arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka u shpreh se shteti ka rëndë, ndërsa tha se shërbimet e një vendi anëtar të NATO-s janë në duart e karteleve.

Ndërkohë edhe deputetët Fatmir Mediu, Jorida Tabaku apo dhe Ina Zhupa e cilësuan rastin si simbol të tradhtisë kombëtare, ndërsa nga ana e mazhorancës Blendi Klosi tha se akuzat e opozitës dhe jo skandali i Vlora Hysenit janë ato që cënojnë sigurinë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco