24 Shtator 2026, 12:48
Nga E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, gjatë mbërritjes në GJKKO iu drejtua gazetares Klodiana Lala me një akuzë lidhur me pretendime për kontakte me agjentë serbë.
“Klodi, si po kalon me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit?”, i tha Hyseni gazetares, në një përplasje verbale përpara kamerave.
Hyseni u paraqit në ambientet e Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masën e sigurisë të kërkuar ndaj saj. Hyseni është paraqitur në gjykatë nën shoqërimin e forcave të sigurisë, ndërsa nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet e gazetarëve të pranishëm.
Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.
Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.
Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”./Dosja.al
vlora hyseni
Aktualitet
24 Shtator 2026, 12:29
E. D
pamjet
TIRANË- Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, të mo...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 12:27
I.A
Edlira Muka
BALFIN është një grup ndërkombëtar investimesh me aktivitet në 13 shtete, në Evropë dhe Amerikën e...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 12:15
E. D
pamjet
TIRANË- Situata është tensionuar para Parlamentit, pasi protestuesit e mbledhur që prej orës 10:00 janë përplasur...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:54
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në ambjentet e GJKKO, për t’iu kominukuar dhe shqyrtuar m...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:42
I.A
Daniel Dushku
GREQI- Policia greke ka zhvilluar një aksion në Selanik, ku ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të dyshuar për pë...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:25
I.A
Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi
TIRANË- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallu&cce...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 10:07
E.d
Vlora Hyseni
TIRANË- Gazeta franceze, Le Monde i ka kushtuar një artikull skandalit që ka përfshirë Vlora Hysenin, e cila u pezul...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 11:04
I.A
Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi
TIRANË- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallu&cce...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 10:42
TIRANË- Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 09:59
G.M
Pamje nga protesta
TIRANA- Qytetarët në Tiranë janë organizuar para Kuvendit ditën e sotme për të protestuar, duke i par...