24 Shtator 2026, 12:54
Nga I.A
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Edi Rama të japë shpjegime për zhvillimet e fundit që lidhen me dyshimet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe ndihmën e pretenduar ndaj Ergys Agasit.
Duke iu referuar vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj një zyrtareje, Koçeku tha se ajo dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Agasin, të cilin e cilësoi si person nën akuzë.
“Këtë javë GJKKO vendosi arrest shtëpie dhe pezullim detyre, dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Agasin, njeriun që akuzohet. Këto dy ditë kemi dëgjuar dy teza, njëra thotë ra shteti dhe tjetra u pjek drejtësia. Kryeministri shkroi nga New York dhe kërkoi edhe ndjesë për vonesën e reagimit për shkak të orareve, por për garancinë jo. Tek ne ai që garanton për tjetrin quhet dorëzanë, dhe dorëzani del vetë e përgjigjet”, tha Koçeku.
Ajo iu referua edhe raportimit të drejtores së SHISH në Kuvend në fund të qershorit, duke kërkuar që Rama të japë shpjegime për atë që dinte lidhur me çështjen.
“Në fund të qershorit drejtoresha e SHISH mbi 2 orë foli për rreziqe ndaj sigurisë tonë kombëtare dhe krimin e organizuar dhe ky Kuvend e dëgjoi. Kryeministri sapo të kthehet duhet të vijë në sallë dhe të na thotë çfarë dinte. E dyta, një vlerësim të plotë të dëmit para Komisionit të Sigurisë. Dhe kreu i ri i SHISH, para se të dekretohet, të vijë para Kuvendit dhe t’i përgjigjet pyetjeve tona”, përfundoi Koçeku./Dosja.al
marjana koçeku ergys agasi
Politike
24 Shtator 2026, 12:42
“Kush e mbron Republikën, kur këta që duhet ta mbrojnë janë në mbrojtje të krimit? Krimi mund të përballet ...
Politike
24 Shtator 2026, 12:33
“Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit shqiptar sot i kanë fikur radarët, e kanë servirur në pjatë të krimit...
Politike
24 Shtator 2026, 12:10
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvill...
Politike
24 Shtator 2026, 12:08
"Zoti kryetar, kam kërkuar fjalën për replikë, por ndërkohë kam kërkuar dhe fjalën për procedurë dhe s'kam p...
Politike
24 Shtator 2026, 12:04
I.A
Meta dhe Kryemadhi
TIRANË- Sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është shtyrë dit&e...
Politike
24 Shtator 2026, 11:52
I.A
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet para një skandali botëror. Gjatë fjalës në Kuvend, Ber...
Politike
24 Shtator 2026, 11:49
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjal...
Politike
24 Shtator 2026, 11:37
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ndal sot gjerësisht te çështja e SHISH-it. Gja...
Politike
24 Shtator 2026, 11:31
I.A
Foltorja
TIRANË- Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar ministren Erjona Ismaili të marrë fjalën. Kryetari i Kuve...
Politike
24 Shtator 2026, 11:28
I.A
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lëshoi akuza të forta në drejtim të Edi Ramë...