Deputeti Ulsi Manja i shkon Berishës në ulësen e tij në Kuvend, shfaqen duke debatuar

Politikë

aaaaaaaaaaaaaaaaa.JPG
Pas debateve lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, ish-drejtueses së SHISH është kapur dhe një moment nga gazetarët, ku deputeti i PS-së Ulsi Manja ka shkuar në pranë kreut të PD-së Sali Berisha.

Sipas zhvillimeve në sallën e Kuvendit, Manja ka shkuar pranë Berishës, pas fjalës së këtij të fundit në drejtim dhe të emrit të ish-ministrit të Drejtësisë lidhur me çështjen.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, ku ka folur për situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe përgjimet ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka përmendur edhe deputetët socialistë Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, duke pretenduar se emrat e tyre janë përfshirë në komunikime apo veprime të lidhura me çështjen që ai po denonconte.

Berisha: Rasti i Vlora Hysnit është rasti i rrallë në botë. El Chapo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guines-Bisau, të cilën kartelet e shndërruan në shtetin e parë narkoshtet në Afrikë dhe tani vjen Vlora Hysni. Pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH.

Emërimi i saj jashtë kritereve, përbën paktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. Ajo ishte një shërbëtore e Vuçiç dhe Ramës.

Ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve, bashkëpunonte me hanxharët e krimit. Anëtare e një organizate të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të shtetit, ishte njeriu që me porosi të Agasit shkarkonte secilin prej jush.

Ishte njeriu që ju thërriste ju në zyrë, Damjan e ke vetë përgjegjësinë, ti nuk je i vetmi ti, po bëjë sikur s’po më dëgjon. Uluzi, shiko mos të del emri aty

ME TE LEXUARAT