Franca humbet Konate, Zidane e zëvendëson me futbollistin e skuadrës transalpine U21

24/09/2026 13:01

Franca e Zinedine Zidane regjistron një ndryshim në listën e saj të futbollistëve të grumbulluar. Blutë humbën shërbimin e Ibrahima Konate, një lajm që u konfirmua nga vetë Federata Franceze e Futbollit.

Në komunikatën për shtyp, qeveria e futbollit transalpin theksoi se nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se mbrojtësi i Realit të Madridit ka një ndrydhje të lehtë në gju.

Futbollisti do të kthehet në Spanjë për te kryer pranë klubit të tij procesin e riaftësimit. Kështu Zidane u detyrua të zëvendësojë Konate duke thirrur në skuadër futbollistin e kombëtares U21 të Francës, Leny Yoro. Futbollisti i Manchester United është grumbulluar më parë edhe nga Didier Deschamps por pa e bërë debutimin e tij me ‘Les Bleus’.

Për 21 vjeçarin shfaqet këshru mundësia për të luajtur në një nga 4 ndeshjet e Nations League të kombëtares franceze që do të përballet me Turqinë, Belgjikën 2 herë dhe Italinë.

Top Channel