U kap në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut/ 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro
Trafik narkotikësh, organizatë kriminale, kanosje dhe kultivim të bimëve narkotike janë akuzat që rëndojnë ndaj katër personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të identifikuar në kuadër të katër fazave të reja të operacionit “The Wanted”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, ka finalizuar tre ekstradime, ndërsa një tjetër person është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Të kërkuarit janë lokalizuar në Itali, Zvicër dhe Spanjë, ndërsa ndaj tyre janë lëshuar urdhra dhe vendime arresti për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë:
Interpol Tirana/Finalizohen, në bashkëpunim me homologët, 4 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.
-U ekstradua nga Italia, shtetasi H. N., 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale;
-U ekstradua nga Zvicra, shtetasi M. K. alias M. M., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.
-U ekstradua në Spanjë, shtetasi A. B., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.
-Gjithashtu, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi E. Z., 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.
Top Channel