Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas

24 Shtator 2026 | 13:08

Interpol Tiran finalizoi 4 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted” në kuadër të të cilit u ekstraduan 4 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

U ekstradua nga Italia, shtetasi Hasan Nderjaku, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale;

U ekstradua nga Zvicra, shtetasi Melsjon Kolaj (Murati), 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.

U ekstradua në Spanjë, shtetasi Alvaro Bishaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.

Gjithashtu, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Erjon Zanaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gogu paralajmëron ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Fokus te masat e sigurimit dhe të drejtat e palëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu është pyetur ditën e sotme nga mediat lidhur me disa ndryshime të paralajmëruara në Kodin e procedurës Penale. Sipas Gogut,...
12:47 | 24/09/2026

Siguria kombëtare, Begaj takon ministrin e Brendshëm, kreun e policisë dhe drejtorin e komanduar të SHISH

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi të enjten një takim me drejtorin e komanduar të SHISH Elvis Lila. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm,...
12:40 | 24/09/2026

I moshuari humb ndjenjat në protestë, i jepet ndihma nga qytetarët

Qytetarët në protestën e paraditës së sotme kanë shkëmbyer vazhdimisht përplasje me forcat e policisë.  Pas një marshimi, një i moshuar raportohet se ka humbur...
12:35 | 24/09/2026