Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sirenat e Policisë “buçasin” në Tiranë, protesta zhvendoset te Ministria e Brendshme, protestuesit kërkojnë lirimin e pesë aktivistëve (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Sirenat e Policisë “buçasin” në Tiranë,
Protesta zhvendoset te Ministria e Brendshme

Aktualisht, pas tensioneve dhe përplasjeve të sotme te Rruga e Elbasanit dhe para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur para godinës së Ministrisë së Brendshme.  Protestuesit të gjithë njëzëri kërkojnë lirimin e personave që u shoqëruan gjatë tubimit të sotëm, të cilët newsbomb.al mëson se janë aktivistët: Kristjana Kola, Ferdez Onuzi, Edison Lika, Dritan Goxhaj dhe Eri Almetaj.

Pak minuta pasi protestuesit u zhvendosën në Rrugën e Elbasanit, në kryqëzim situata mes qytetarëve dhe efektivëve mësohet se vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit shprehen se Policia po i provokon ata duke mos hequr gardhet metalike dhe duke mos iu liruar atyre rrugën për t’iu afruar Parlamentit.

Sakaq bëhet me dije se prej orësh po vijojnë shoqërimet e qytetarëve të cilët thuhet se kanë refuzuar shoqërimet e të tjerëve nga efektivët. Burime për mediat thonë se sot afërsisht janë shoqëruar rreth 10 qytetarë, ndërsa pritet që numri i të shoqëruarve të rritet për shkak të tensioneve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese