
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në "Bulevardin e Palmave" në Vlorë, pranë gjimnazit "Halim Xhelo".
Një mjet elektrik KIA është aksidentuar me një motoçikletë, shkruan A2.
Si rrjedhojë e aksidentit është plagosur një i ri, drejtues i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Aksi ku ka ndodhur aksidenti është i bllokuar momentalisht për qarkullimin e automjeteve. (A2 Televizion)