Përplasjet mes protestuesve dhe policisë gjatë protestës, 17 të shoqëruar

Policia e Tiranës ka shoqëruar 17 persona pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së sotme para Kuvendit.
Protestuesit tentuan të çanin kordonin policor dhe t’i afroheshin parlamentit, ndërsa policia ndërhyri për t’i ndaluar.
Kjo solli përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Dias prej protestuesve hodhën gurë në drejtim të policisë teksa kërkonin llogari për çështjen e kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ndaj të cilës me urdhër të SPAK u vendosën masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra”.
Gjithashtu gjatë protestës u shënua edhe një incident pasi një person i moshuar humbi ndjenjat. Atij iu dha ndihma e parë nga qytetarët e pranishëm, dhe më pas dërgua me ambulancë në spital.




